Osmani e informon ish-Sekretarin amerikan Kerry për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 10:45
Osmani e informon ish-Sekretarin amerikan Kerry për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, përcjell “Kosova ot Online”.

Osmani tha se me të ka folur edhe për çështjen e sigurisë në veri të vendit.

“Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

(Kosova Sot Online)