Gati seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët/Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 09:18
Gati seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët/Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj, kanë arritur familjarët e Liridona Ademajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

(Kosova Sot Online)