Vëllai i Liridonës jep detaje si ua fshehu Naimi skenarin e vrasjes

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 11:00
Vëllai i Liridonës jep detaje si ua fshehu Naimi skenarin e vrasjes

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë fjalët e Naim Murselit, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, i ka treguar Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Murseli i ka thënë se pas grabitjes së inskenuar, ai kinse kishte kërkuar ndihmë.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjith↨çka për fëmijët”, tha Liridon Ademaj.

Vëllai i të resë e cila u vra mizorisht, tregoi se si bashkëshorti i saj e la të vritej, pasi e orkestroi vetë gjithë ngjarjen.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)