Prishtinë: E zunë drutë, vdes një burrë

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 09:11
Prishtinë: E zunë drutë, vdes një burrë

Një burrë ka vdekur në Prishtinë pasi e kanë zënë disa panele druri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i Policisë:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS –

Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)