Ministri Sveçla merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt

  • E.k /
  • 04 December 2023 - 14:02
Ministri Sveçla merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra në Bërnicë të Prishtinës më 29 nëntor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën mizorisht në Prishtinë, u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe po varroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

Prokuroria e miratoi kërkesën e familjes për rivarrimin e 30-vjeçares, e cila dyshohet se u vra në një skenar të organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai dje doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e Liridonës.

(Kosova Sot Online)