
Rivarroset trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes

Në fshatin Rracaj në Gjakovë, sot është bërë rivarrimi i trupit të Liridona Ademajt, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.
Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.
(Kosova Sot Online)