Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 15:23
Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë marur katër persona.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, deklaroi ajo.

(Kosova Sot Online)