Flet mësuesja e Liridona Ademajt: Ajo u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 18:44
Flet mësuesja e Liridona Ademajt: Ajo u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

Gjatë rivarrimit Liridonës që u bë sot në fshatin e saj të lindjes, Teuta Haxhiu e cila ishte edhe mësuese e Liridona Ademajt, ka deklaruar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit,", ka deklaruar ndër të tjera ajo.

 

(Kosova Sot Online)