Lëndohet rëndë një shtetas bullgar, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 10:11
Lëndohet rëndë një shtetas bullgar, dërgohet në QKUK

Një shtetas bullgar është lënduar rëndë dhe si pasojë e kësaj është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rrethanat në të cilat ai është lënduar janë ende të paqarta.

“Prishtinë 04.12.2023-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës se në QKUK një person shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin shtetas i Bullgarisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore në rrethana (ende) të panjohura. Ankuesi për shkak të lëndimeve (në nofullë), nuk ka qenë në gjendje të deklarohet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)