Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 10:36
Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka ndarë disa informata të rëndësishme lidhur me afatin e pasaportës për qytetarët që duan të hyjnë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024, kur edhe pritet të liberalizohen vizat, transmeton "Kosova Sot Online".

Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)