Arrestohet narko-trafikanti i njohur me origjinë nga Kosova

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 15:44
Arrestohet narko-trafikanti i njohur me origjinë nga Kosova

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Remzi Azemi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Ekuadori pasi akuzohet për disa vrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I riu, me origjinë nga Kosova, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017.

Remzi Azemi në vitin 2014 ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.


(Kosova Sot Online)