Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

  • E.K /
  • 07 December 2023 - 13:39
Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zemaj ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën.

“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov”, ka shkruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)