Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur 33 aktakuza për krime lufte

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 11:02
Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur 33 aktakuza për krime lufte

Prokurorja, Drita Hajdari, në konferencën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës tha se arsyeja pse është thirrur konferenca e sotme për media, ka të bëjë me interesimin e madh për punën e këtij institucioni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Derisa paraqiti disa statistika lidhur me rezultatin e punës së kësaj Prokurorie.

“Sa i përket aktakuzave ju njoftoj se deri tani prokurorët vendorë kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetencave ishin të ballafaquar me probleme të shumta sepse kryesit e këtyre veprave penale nuk ishin në Kosovë, shumica ishin në Serbi”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)