Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 20:00
Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje

Sot është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qeveria për të gjithë”, ka shkruar Murati.

Familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të Pakos Energjetike Emergjente të BE-së në shumë prej 75 milionë eurosh.

(Kosova Sot Online)