E kanosi me sëpatë një person për motive të dobëta, arrestohet 36-vjeçari në Berat

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 15:41
E kanosi me sëpatë një person për motive të dobëta, arrestohet 36-vjeçari në Berat

Një krim i rëndë është parandaluar në Berat, ku një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit kanosi një 39-vjeçar me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja.

Njoftimi:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Kanosi në rrugë, me sëpatë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta, kapet në flagrancë, teksa kryente kanosjen, dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë) me të cilin kanosi i arrestuari.

Sapo janë njoftuar se në lagjen “Çlirimi”, një shtetas po kanoste një tjetër, me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të, si dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)