Latifi: Unë jam argat i Kosovës kudo që të jem, pavarësisht se kush është në politikë

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 08:17
Latifi: Unë jam argat i Kosovës kudo që të jem, pavarësisht se kush është në politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi se kur ka dhënë dorëheqje nga ky post, ka thënë se po largohet për shkak se mund të punojë më shumë për Kosovën si jo-ministër për shkak të situatës së përgjithshme që është, transmeton "Kosova Sot Online".

Tutje, Latifi tha se motivi për të ndihmuar Kosovën në shëndetësi nuk ka rënë.

Ai thotë se është argat i Kosovës, pavarësisht se ku ndodhet.

“Unë jam argat i Kosovës kudo që të jem, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht kush është udhëheqës. Motivi nuk ka rënë për ta ndihmuar Kosovën në shëndetësi”, deklaroi Latifi.

(Kosova Sot Online)