Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 09:05
Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë,  arrestohet i dyshuari

Ka ndërruar jetë një person i cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një person e ku mori lëndime të rënda në Shtërpcë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari për sulmin është arrestuar.

Rasti kishte ndodhur javën e kaluar.

“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)