Maqedonci: Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve dhe në mbrojtjen e territorit të Kosovës

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 13:37
Maqedonci: Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve dhe në mbrojtjen e territorit të Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ndarë buxhet shtesë prej 40 milionë euro për FSK-në, kështu buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka tejkaluar nivelin prej 200 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se duke investuar në ushtri po investohet në sigurinë e qyetarëve në mbrojtjen e integritetit të territorit të Kosovës.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s. Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)