Zbulohet arsyeja pse Kurti u takua me ambasadorin britanik Abbott

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 19:50
Zbulohet arsyeja pse Kurti u takua me ambasadorin britanik Abbott

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)