Agron Demi flet me emra: Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 10:43
Agron Demi flet me emra: Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, ka thënë se në Qeverinë Kurti janë tre ministra që e meritojnë postin e tyre, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Demi ka folur me emra dhe arsye se pse Artane Rizvanolli, Faton Peci e Albulena Haxhiu kanë arsyetuar pozitat e tyre ministrore në Qeveri.

Në anën tjetër, Demi ka shkruar edhe emrat e ministrave që sipas tij duhet shkarkuar nga detyrat shumë kohë më parë.

Postimi i plotë:

Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre:

- Ministrja Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli;

- Ministrja e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu;

- Ministri i Bujqësisë, z.Faton Peci.

Të tre këta kanë qenë aktiv në aprovimin e legjislacionit e strategjive, inicimin e reformave në fushat e tyre, raportimin e rasteve korruptive, përmirësimin e skemave të subvencioneve, përkushtim më të madh kundër dhunës në familje, programe për efiçiencë të energjisë e energji të ripërtëritshme...

Ministrat që ish dashtë me u largu moti nga postet e tyre:

- Ministri i Financave, z.Hekuran Murati;

- Ministrja e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci;

- Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia;

- Ministrja e Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari;

- Ministrja e Punëve të Jashtme, znj.Donika Gërvalla;

- Ministri i Ingrastrukturës, z.Liburn Aliu.

Këta ministra kanë dështu në reformin e skemave sociale, reformat në arsim e shëndetësi, rënie rekorde e investimeve kapitale, izolim ndërkombëtar e mungesë njohjesh, kaos në regjistrimin e buzneseve e mungesë totale e komunikimit mes sektorit publik dhe privat.

Ministrat që nuk e di çfarë bëjnë dhe për punën e të cilëve nuk kam naj vlerësim:

- Ministri i Kulturës, z.Hajrullah Çeku;

- Ministri i Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci;

- Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka;

- Ministri i Kthimit, z.Nenad Rashiç

- Ministri i Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.

- Ministri i Brendshëm, z.Xhelal Sveçla.

Por me një qeveri kaq të dështuar, fajin kryesorë e mbanë Kryeministri.

(Kosova Sot Online)