Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në fshatin Zajm të Klinës, ku vdiq një person

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 15:54
Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në fshatin Zajm të Klinës, ku vdiq një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që ka ndodhur dje në në fshatin Zajm të Klinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se në këtë aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dy tjerë janë lënduar, ku edhe janë duke marrur tretman mjekësor.

“Në aksident ishin të përfshira dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pas kyçje së pa sigurte të automjetit i cili tentoi të kyçej në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestarë, gjerë sa dy të lënduarit tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

(Kosova Sot Online)