Arrestohet për tentim vrasje i riu i cili goditi qëllimisht një person dhe iku

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 17:30
Arrestohet për tentim vrasje i riu i cili goditi qëllimisht një person dhe iku

Për vrasje në tentativë, është arrestuar nga Policia e Kosovës një 25-vjeçar me inicialet M.M, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit i dyshuari mbrëmë e kishte goditur qëllimisht me veturë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e duke ikur më pas.

“Më datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit M. M. i lindur me 1998”, thuhet tutje në njoftim.

“Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin”, njofton Policia.

Pas intervistimit të tij në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


(Kosova Sot Online)