Ja kush thotë: Populli serb në Kosovë gjithmonë do ta përkrahë Vuçiqin

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 22:45
Ja kush thotë: Populli serb në Kosovë gjithmonë do ta përkrahë Vuçiqin

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka deklaruar sot se është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve sepse serbët nga Kosova treguan unitet dhe përkrahën listën “Serbia nuk duhet të ndalet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më vjen mirë që dita e djeshme kaloi në një atmosferë paqësore dhe demokratike ku mund të votuam të gjithë, që në asnjë qendër votimi nuk pati probleme. Fatkeqësisht, më duhet të deklaroj se përkundër kërkesave drejtuar Bashkimit Evropian për të mundësuar kalimin më të lehtë në vendkalimin kufitar, asnjëra prej tyre nuk është respektuar. Qytetarët e kombësisë serbe si në Veri ashtu edhe në Jug të Ibrit duhej të udhëtonin shtatë, tetë orë ose më shumë për të votuar. Nuk e kemi të vështirë kur e dimë që votojmë dhe jemi me vendin tonë. Rezultatet e zgjedhjeve treguan se serbët nga Veriu i Kosovës janë gjithmonë me politikën e Aleksandër Vuçiqit, ata treguan se Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend, se i besojnë presidentit Vuçiq dhe nuk u befasova aspak nga ato rezultate, duke pasur parasysh se kishte sondazhe që i kemi bërë edhe ne këtu dhe kanë treguar se Aleksandar Vuçiq dhe lista “Serbia nuk duhet të ndalet” do të fitojë bindshëm”, tha Eleku.

(Kosova Sot Online)