Moti i keq godet këtë shtet raportohet për disa të vdekur

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 22:20
Moti i keq godet këtë shtet raportohet për disa të vdekur

Stuhi e fortë, me shira të dendur dhe erërat deri në 150 kilometra në orë, shkaktuan të të paktën 16 viktima dhe shkaktuan dëme në Argjentinë qendrore dhe Uruguai gjatë fundjavës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fatkeqësia më e madhe goditi qytetin port të Bahía Blanca, 600 kilometra në jugperëndim të Buenos Aires, ku stuhia shkaktoi shembjen e çatisë së një stadiumi të shtunën, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Buenos Aires u godit të dielën në mëngjes nga erërat me shpejtësi gati 100 kilometra në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, sipas kryebashkiakut Jorge Macri.

Në Uruguaj, të paktën dy persona vdiqën të dielën në provincën e Colonia (në jugperëndim).

(Kosova Sot Online)