Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme në 2023

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 14:58
Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme në 2023

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë të ASK’së rreth investimeve të sektorit privat në Kosovë, ku ka thënë se këto investime po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023, transmeton “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka shkruar se kjo është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit.

“Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023. Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së). Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, ka shkruar Mustafa

(Kosova Sot Online)