Kearns: Serbia po strehon fajtorin për vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 17:27
Kearns: Serbia po strehon fajtorin për vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku

Qëndrimin e Gjermanisë, ku Serbia kritikohet në mënyrë të skajshme sa i përket organizimit të zgjedhjeve, e ka shpërndarë deputetja britanike, Alicia Kearns, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se disa do të thoshin se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo gjithashtu ka thënë se Serbia tani po strehon fajtorin për vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili edhe ka lënë dy fëmijë pas vetes.

“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj.Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)