
Ky është kosovari që dyshohet ta ketë vrarë një 26-vjeçare

Një kosovar me iniciale B.F dyshohet se ka kryer një krim makabër , duke e vrarë një shtetase të këtij vendi në Treviso, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tashmë është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit për këtë krim, të cilin raportohet se e ndjera 26-vjeçare e kishte denoncuar në Polici për ndjekje ndaj saj.
Media ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe bëhet fjalë për Bujar Fandaj nga Kosova, sipas këtij mediumi.
I dyshuari Bujar Fandaj.
Detaje rreth rastit ka dhënë edhe mediumi italian “ Corriere Della Sera ”, duke treguar se se mbi trupin e gruas shtetase italiane është goditur shtatë herë me thikë në gjoks.
Emri i viktimës është Vanessa Ballan dhe po priste fëmijën e saj të dytë.
Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje.
Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.
Pas aktit, policia italiane ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, duke ia dalur me sukses që ta kapte atë
(Kosova Sot Online)