Shteti po rrezikohet me zbrazje , Rama u bën thirrje studentëve të mjekësisë të qëndrojnë: Ku gjeni kohë të pini kafe në Gjermani?

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 12:12
Shteti po rrezikohet me zbrazje , Rama u bën thirrje studentëve të mjekësisë të qëndrojnë: Ku gjeni kohë të pini kafe në Gjermani?

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti për nisjen e zbatimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit nuk i kurseu thirrjet ndaj studentëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rama: Mund të jesh guri i rëndë në vendin tënd. Rezultati është minimal, ky program është hapur, do të vazhdojë vite të tëra sepse kreditë që do të merrni do të jenë me afat të gjatë dhe interesi paguhet nga shteti. Kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt, veç të tjerash të jep më shumë qetësi të brendshme, se sa të jetosh në vend të huaj, 99% e atyre ti as nuk i prek dot, vetëm i shikon, siç i shikon në një vitrinë, sepse çmimet janë të larta. Duhet të gjithë ta shikojnë dhe besojnë këtë.

Shqipëria nuk ka gjë veç të shkojë më lart, ka dalë nga rrethi vicioz dhe një hap para dy hapa pas, mjafton të shikoni lekun, shikojeni sot, të tjerat mund të merren me dyshim, lekun nuk e shikojnë lekun. Janë arsye për të pasur shpresë, meqë jemi në prag festash ku i gjen në Gjermani, kohën për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj lloj muhabetesh, shqip.

(Kosova Sot Online )