Një kontingjent i FSK-së shkon në Shqipëri, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 20:31
Një kontingjent i FSK-së shkon në Shqipëri, kjo është arsyeja

Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna

Kjo është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)