Prishtinë: Rrëzohet nga objekti, vdes një person në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 09:12
Prishtinë: Rrëzohet nga objekti, vdes një person në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë

Një person ka vdekur në Prishtinë pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtimi në të cilin ishte duke punuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte viktima.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i Policisë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Gjergj Balsha, Prishtinë 21.12.2023 – 07:00-07:30. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)