KQZ-ja sot mban mbledhje, pritet pezullimi i dy partive politike

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 08:31
 KQZ-ja sot mban mbledhje, pritet pezullimi i dy partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend dite është rekomandimi për pezullimin e dy partive politike përfshirë Partinë Socialdemokrate.

Rendi i plotë i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.33 dhe

34/2023

3. Aktivitetet e Zyrës:

-Rekomandimi për pezullimin e partisë politike LËVIZJA PËR BASHKËVEPRIM;

– Rekomandimi për pezullimin e partisë politike PARTIA SOCIALDEMOKRATE;

– Rekomandimi për shlyerjen e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike për

periudhën 2014 – 2020 nga Regjistri i llogarive të arkëtueshme

4. Raportet e Këshillave të KQZ:

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024

5. Të ndryshme

(Kosova Sot Online)