Voziti 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h, gjobitet shoferi në Viti

  • 27 December 2023 - 12:19
Voziti 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h, gjobitet shoferi në Viti

Policia ka njoftuar se është gjobitur një shofer në Viti pasi ka vozitur 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro, 2 pikë negative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes prej 3 muajsh, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Njoftimi i plotë:

Tejkalim i shpejtësisë

Gjilan, 27 dhjetor 2023   

Njësite policore nga Stacioni Policor Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Hasan Prishtina’’ në qytetin e Vitisë , kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tre (93) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online )