Vdes në moshë të re gazetari i njohur Arton Turkaj

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 15:21
Vdes në moshë të re gazetari i njohur Arton Turkaj

Ka vdekur  në moshë të re gazetari i njohur, Arton Turkaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Turkaj vdiq pas një sulmi në zemër, bënë të ditur familjarët.

Ai ishte rreth të 30-ave, me prejardhje nga Banja e Istogut.

Turkaj ishte autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina.

Përveç angazhimit në gazetari, njihej edhe për humorin e tij në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)