Kurti për vdekjen e politikanit veteran gjerman: Jemi mirënjohës për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovës

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 15:23
Kurti për vdekjen e politikanit veteran gjerman: Jemi mirënjohës për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është pikëlluar për vdekjen e politikanit veteran gjerman, Wolfgang Schäuble, i cili ndërroi jetë sot në moshën 81 vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se është mirënjohës edhe për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovë.

“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e politikanit të nderuar gjerman Ëolfgang Schäuble, i cili ndihmoi në krijimin e ribashkimit gjerman dhe ishte një përkrahës i madh i unitetit europian. Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovës dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin gjerman”.

(Kosova Sot Online)