Zbulohet sasia e drogës që konfiskoi policia gjatë vitit 2023

  • S.A /
  • 28 December 2023 - 12:33
Zbulohet sasia e  drogës që konfiskoi policia gjatë vitit 2023

Policia e Kosovës ka prezantuar sukseset e punës për vitin 2023. Gjatë 365 ditëve të punës, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, ka publikuar të dhënat, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hoxha bëri të ditur se sa substanca narkotike janë konfiskuar këtë vit.

Në tabelën e publikuar, shihet se gjatë 2023-tës janë konfiskuar mbi 539 kilogramë marihuanë dhe 21 mijë e 989 bimë kanabisi. I pari i PK-së njoftoi se janë konfiskuar pesë kilogramë e 150.66 gramë kokainë.

E treta nga drogat e sekuestruara, renditet edhe heroina me dy kilogramë 870.65 gramë.

Ndërkaq, sasia e llojit të drogës Ekstazi, e cila është konfiskuar është një kilogram e 220.98 gramë.

(Kosova Sot Online )