Obiliq: Kapet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, arrestohet një burrë

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 09:45
Obiliq: Kapet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, arrestohet një burrë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq, pasi personi në fjalë është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar.

“VJEDHJE – Obiliq / 28.12.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)