
Osmani: Borellit i kam kërkuar që ta hartojë një 'udhërrëfyes' dhe t’ia paraqes Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka biseduar me Josep Borell të cilit i ka kërkuar që ta hartojë një “udhërrëfyes” dhe t’ia paraqes Kosovës për atë se si mund të hiqen masat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se Borell e ka mirëpritur një gjë të tillë dhe ka thënë se do të mundohet të bëjë presion pozitiv që diçka e tillë të ndodh sa më parë.
Osmani ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit ka thënë se është e pakënaqur që aty s’është përfshirë njohja reciproke. Megjithatë thotë se Ohri në përmbajtje ka disa gjëra të rëndësishme.
Përmbajtja e asaj marrëveshje, thotë Osmani, nuk është rezultat i negociatave që ka bërë Kosova, por si rezultat i zhvillimeve gjeo-politike. Ajo ka thënë se në takimet që ka pasur me Scholz dhe Macron, ka qenë qëndrim i tyre që bazuar në rrethanat gjeo-politike, konkretisht luftën në Ukrainë, është e nevojshme që të arrihet të paktën një hap në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë që ndihmon drejt shkuarjes tek njohja reciproke.
(Kosova Sot Online)