Nisen për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria, Kurti: Mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 10:47
Nisen për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria, Kurti: Mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

Po ashtu, Kurti shtoi se qytetarët do të mund të lëvizin në 32 vende.  

Tutje, Kurti ka kërkuar që te respektohen kriteret.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.  Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)