Reuten: Ky është hapi i radhës i Bashkimit Evropian në raport me Kosovën pas liberalizimit të vizave

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 10:34
Reuten: Ky është hapi i radhës i Bashkimit Evropian në raport me Kosovën pas liberalizimit të vizave

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka theksuar se hapi i radhës i Bashkimit Evropian në raport me Kosovën pas liberalizimit të vizave do të jetë procesimi tutje i aplikimit të anëtarësimit të Kosovës në Union, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pas vonesave krejtësisht të panevojshme që nga sot ka hyrë në fuqi udhëtimi pa viza në BE për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hapi i radhës: procesimi i aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit në Evropë”, ka shkruar Reuten në platformën sociale, X.

(Kosova Sot Online)