Vdes këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në Llaushë të Skenderajt

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 13:59
Vdes këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në Llaushë të  Skenderajt


Ka ndërruar jetë këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në fshatin Llaushë të Skenderajt, përcjell "Kosova Sot Online".
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është një 49-vjeçar.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima  këmbësori  49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)