Alicia Kearns: Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë, është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për këtë shtet

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 08:45
Alicia Kearns: Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë, është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për këtë shtet

Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka thënë se i vjen mirë që ministri i Jashtëm, David Cameron ndodhet për vizitë sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kearns ka thënë tutje se Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit.

Kearns shkruan se është koha që të ngrisin zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të palëkundur kundër irredentizmit.

“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, shkruan deputetja britanike.

(Kosova Sot Online)