Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova sot janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 09:16
Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova sot janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova sot janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më së shumti pritje ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet zgjasin deri në 90 minuta.

Në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 15 minuta.

Pritje ka edhe në pikën tjetër me Serbinë, Muqibabë, ajo zgjatë 10 minuta.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.

(Kosova Sot Online)