Vrasja në Tiranë, dyshimet e para për shkakun e konfliktit

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:49
Vrasja në Tiranë, dyshimet e para për shkakun e konfliktit

Një krim brenda familjes ka ndodhur sot në zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai vrau me pistoletë vëllanë ku më ka vrarë edhe veten, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur Lulëzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Raportohet se përplasja dyshohet të ketë qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të një konflikti prone.

Njoftimi i Policisë:

‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës.

(Kosova Sot Online)