Iu gjet një armë me 11 fishekë, arrestohet një person në Ferizaj

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 12:10
Iu gjet një armë me 11 fishekë, arrestohet një person në Ferizaj

Një person është arrestuar dje në fshatin Pleshtinë në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka kryer bastistje të shtëpia e tij, ku policia ka gjetur një armë zjarri me 11 fishekë.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Pleshinë, Ferizaj 03.01.2024 - 18:30. Njësit policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)