"Kujdes mërgimtarë", një person nga Kaçaniku thotë se i shpërthyen gomat në Serbi

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 13:11

Një person nga Kaçaniku, ka bërë thirrje mërgimtarëve që po udhëtojnë përmes autostradave në Serbi, të kenë kujdes për shkak të disa incidenteve që ka thënë se iu kanë ndodhur të afërmve të tij dhe disa veturave të tjera, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka publikuar pamje të disa veturave të mërgimtarëve të cilave iu kanë shpërthyer gomat në afërsi të Beogradit, duke thënë se kanë hedhur diçka në rrugë të cilat nuk vërehen.

“Kujdes mërgimtarë përtej Beogradit kanë hedhur në rrugë diçka nuk diktohen. Janë duke ua shpërthy gomat. Keni kujdes sapo ka ndodhur tash të afërmve të mi edhe disa veturave të tjera”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)