Policia e Kosovës arreston një person që e kërkonte

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 15:25
Policia e Kosovës arreston një person që e kërkonte

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin më herët kishte kërkuar ndihmë që ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet për veprën penale ‘kanosje” dhe u kap ditën e djeshme.

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Me datën 05.01.2024, hetues policorë nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që i njëjti të ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria rajonale e policisë Prizren ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)