Vdekja e dy mërgimtarëve në Hungari, Gërvalla: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 12:56
Vdekja e dy mërgimtarëve në Hungari, Gërvalla: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngushëlluar për vdekjen e Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Hungari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se aktualisht janë duke u kryer procedurat për kthimin e trupave dhe se për këtë janë angazhuar misionet diplomatike.

Postimi i plotë:

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.

Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!

(Kosova Sot Online)