Moti i ftohtë sot në Kosovë, do të ketë edhe borë

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 08:10
Moti i ftohtë sot në Kosovë, do të ketë edhe borë

Sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara bore gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 3°C..

(Kosova Sot Online)