Kaçanik: E mitura u mbyll në një banesë, dyshohet se u dhunua seksualisht

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 09:11
Kaçanik: E mitura u mbyll në një banesë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Një femër e mitur e ka njoftuar policinë se është mbyllur nga një person në një banesë në Kaçanik, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)