Peka: Shqipëria nga 3.7 milionë tash i ka rreth 1.4 milionë banorë

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 21:36
Peka: Shqipëria nga 3.7 milionë tash i ka rreth 1.4 milionë banorë

Gazetari Çim Peka ka deklaruar se ka informacione se nga 3.7 milionë banorë sa kishte Shqipëria në vitin 2012, tani ka nga 1.5 milionë deri në 1.7 milionë banorë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo është arsyeja pse sipas tij s’po publikohen shifrat e regjistrimit atje.

“Regjistrimi sot në Shqipëri i atyre që janë rezident, 1.5 deri në 1.7 milionë banorë, nga 3.7 në regjistrimin e vitit 2012-të. Tani nuk po bëhen publike pikërisht për këtë shifër”, tha Peka në Pressing

“Informacion është, maksimumi i atyre  që janë deklaruar, nga 3.7 milionë i atyre që ka qenë në 2012 nga regjistrimi i fundit. Mund të ketë një shifër të vogël që e kanë neglizhuar nuk janë regjistruar, por gjithsesi aty shkon”, shtoi ai.

“Në Shqipëri liberalizimin e vizave e kanë përdorë për alternativa tjera, nuk kanë gjetur shpresë dhe kemi arritë në këto shifra. Uroj që kjo të mos i ndodh Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)